Skip to content
Të Gjitha

Qytetarët të revoltuar nga arrestimet e policisë, kur protesta ishte e qetë

· 1 min lexim

Në foto shihet se si dy qytetare mbajnë një të ri që të mos e arrestojë një efektiv i policisë.

Nga ana e qytetarëve ka patur revoltë, pasi nuk kanë pranuar që protestuesit të shoqërohen, pasi protesta e ditës së sotme ka qenë pothuajse paqësore.

Shoqërime të shumta nga ana e policisë, të cilët kanë kapur protestuesit dhe i kanë dërguar në komisariate.

Në orën 18:00 nisi protesta e katërt radhazi, si simbol i revoltës popullore ndaj dhunës policore. Vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i Shqipojave ka ngjallur reagime të forta tek qytetarët.

Ata u grumbulluan të pakët tek Ministria e Brendshme më pas numri u shtua. Marshuan drejt Drejtorisë së Policisë, pasi tani kërkohet dorëheqja e Ardi Veliut.

/GazetaReforma.com/