Skip to content
Të Gjitha

Qeveria zgjat kontratën me “SGS” për kolaudimin e automjeteve

· 1 min lexim

“SGS Albania” do të ketë edhe për një vit e katër muaj ekskluzivitetin për kontrollin teknik të automjeteve.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrkturës nuk dhanë informacion për kushtet e reja të zgjatjes së kontratës, shkruan “News 24”.

Bazuar në kontratën e vjetër, afati i marrëveshjes skadoi këtë të martë dhe kontrolli teknik i automjeteve duhet t’i kthehej shtetit, me të gjitha asetet dhe investimet e kryera nga kompania private.

Kujtojmë këtu se kontrolli teknik i automjetve u dha me koncesion në 2009-ën, nga qeveria shqiptare, për një afat 10-vjeçar.

Ndonëse kishte deklaruar se do të liberalizonte tregun, me këtë afat të ri, qeveria zgjati monopolin e këtij shërbimi.

Kolaudimi është një ndër koncesionet më fitimprurëse në Shqipëri dhe gjeneron miliona euro në vit.

Pak kohë më parë autoriteti i konkurrencës gjobiti “SGS” me 51 milion lekë, për abuzim me krijimin e monopolit në treg.