Skip to content
Të Gjitha

Qëlloi për vdekje 25-vjeçarin Klodian Rasha, ja kush është efektivi i njësisë “Shqiponja” (FOTO)

· 1 min lexim

Vetëm dy ditë më parë, një ngjarje e paprecedentë ndodhi në Tiranë, ku pas një ndjekjeje për shkak se kishte shkelur orën policore, efektivi i patrullës së “Shqiponja”, Nevaldo Hadëraj, qëlloi për vdekje nga pas shpine në ikje e sipër 25-vjeçarin Klodian Rasha.

Ditën e sotme efektivi 31-vjeçar i arrestuar nga SHÇBA-ja, do të dalë para togave të zeza për të marrë pretencën e gjykatës në lidhje me veprën e tij penale, ku tejkaloi kompetencat e vetëmbrojtjes dhe përdorimit të armëve të zjarrit.

Është zbuluar gjithashtu edhe një foto e efektivit, e cila ka qarkulluar në disa media./Gazetareforma.com/