Ditën e sotme Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita do ta zhvillojë protestën e saj më datë 6 dhjetor. Në një video live, aty ku iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve, Berisha tha se vendimi i policisë për t’i ndaluar është nul, e se asgjë nuk i ndalon dot që të protesojnë.
Gjithashtu i pyetur për përjashtimin e Alibeajt dhe ‘spiunëve’ të PD, Berisha nul dha një përgjigje të drejtpërdrejtë por u kërkoi qytetarëve të kenë durim se në fund të gjithë do marrin atë që meritojnë.
Pyetja: Pse nuk e përjashtoni Alibeajn dhe spiunët e PD?
Sali Berisha: Pyetja është normale por ne hoqëm në statutin e PD, nenin e përjashtimit, me besimin më të madh se procesi në të cilin po kalonte PD, duhet të dominonin përpjekjet për bashkimin e të gjithë investitorëve politikë. Në këtë kontekts nuk kemi nenin e përjashtimit. Ne i ndjekim, i mirëkuptojmë. Ju i shikoni vetë zhvillimet, se çfarë dalin super skandalet e atij që besimin tonë për 8 vite e kishte varur në gozhdën e Ramës. Kishte vendosur që të pasurohej, në mënyrën më të paligjshme, në një seri aferash siç është ajo e Durrësit. Opozita e vërtetë pësoi një infeksion të rëndë, akti më makabër, më armiqësor, i Ramës, është grabitja e kreut të opozitës shqiptare në mënyrën më të rëndë, mafioze, më të paparanueshme. Le të tregojmë durim, shqiptarët e shohin se me kë punon secili, e se kush është i emëruar. Në fund të procesit ata do të marrin atë vend që u rezervon historia bukëshkalësve.