Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Protesta te ‘5 maji’/ Banorët kundërshtojnë shembjet e banesave, ja çfarë kërkojnë

11:26 01/11/2021
Reading Time: 3 min lexim

Ka pasur një përplasje mes banorëve të lagjes “5 Maji” në Tiranë dhe përfaqësuesve të Bashkisë.

Banorët janë kundër prishjes së banesave të tyre, pasi shprehen se ende nuk kanë rënë në marrëveshje me shtetin për këtë hap.

Ndërkohë, përfaqësuesi i bashkisë, u shpreh se ditën e sotme është programuar prishja e një magazine që është pronë shtetërore, pasi dëmet e shkaktuara në të në tërmetin e 2019, rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Kemi tre objekte të liruara…

 

 

Banori: Secili nga ata që janë liruar nuk kanë rënë dakord për prishjen e shtëpisë. Nuk ke pse ta prishësh shtëpinë, nëse nuk kam.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Është VKM, është në fletore zyrtare, do të rimbursohuni 100% të objektit.

Banori: Tre VKM kanë dalë për këtë projekt. Ministrat i ke të tutë dhe VKM i bën si i do ti.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Ne do të prishim magazinën, sepse rrezikojnë qytetarët. Do të prishim edhe tre banesat pranë magazinës që janë të prishura.

Banori: Hajde me mua, të jap rrugën dhe të futesh. Nuk ka banesa të lira.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Sot do prishim magazinën që është pronë e shtetit.

Banori: A do e prishësh shtëpinë ti? Personat që do prishësh shtëpinë ku do i dërgoni.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Do trajtohen me bonus qiraje.

Banori: A e di ti çfarë është bonusi i qirasë?! Kontrata thotë që do të vish të firmosësh që nuk ka datë, firmë me këshill bashkiak e të më dalë vendimi se sa përfitoj.

Protestës së banorëve të 5 Majit iu bashkuan edhe qytetarë të tjerë që preken nga shembja e shtëpive ne projektin e rindërtimit. Ata kërkojnë nga Bashkia Tiranë lidhjen e një akt marrëveshje dy palëshe. Në një kohë që të dëmtuarit nga tërmeti do futen në shtëpi të reja, banorëve që po u shemben shtëpitë mbetën pa strehë.

E vetmja letër që u ka mbërritur në dorë është VKM. Me data specifike e të mirëpërcaktuara njoftohen ekzekutimin e vendimit nga IMT. Ajo që nuk saktësohet është strehimi i tyre gjatë kësaj kohe dhe vlera e kompensimeve të lëna pa afat dhe pa çmim shitblerje.

“Do të përfitojnë në objekte e reja të cilat  nuk përcaktohen se ku janë këto objekte dhe do të ndërtohen në të ardhmen. Unë nuk e kam firmosur. Kjo nuk është akt marrëveshje. Kjo është që ne të shkojmë te noteri dhe të deklarojmë me vullnetin tonë se pronën ja japim Bashkisë. Vlerësimi është vlerësim reference. Kjo është e padrejtë për këtë komunitet. Jetoj në tokën time dhe s’kam të drejtë të jetojë.”

“Unë kërkojë që të më njihet paraja që kam hedhur në pronën time.”- shprehen qytetarët.

Me certifikate e pronësie në dorë kërkojnë vetëm zbatim të kushtetutës mbi mbrojtjen e pronës private.

“Me certifikatë pronësie, dokumentacionin e rregullt.

Kanë vendosur të vijojnë protesta edhe në institucionet ku merren dhe ekzekutohen vendime.

“Gjithë banorët ka dy javë që bëjmë protestë dhe asnjë nga institucionet shtetërore nuk e merr seriozisht qoftë një deklaratë për shtyp që të japë sqarim.”

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Vrasja në Laç/ Në atentat morën pjesë dy persona, skena u filmua nga kamerat e bankës dhe të bizneseve

Vrasja në Laç/ Në atentat morën pjesë dy persona, skena u filmua nga kamerat e bankës dhe të bizneseve

Lajmet e fundit

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

Shpërthim katastrofik në impiantin gjigant të gazit në Katar, 13 të vdekur dhe 66 të plagosur

09:58 23/06/2026
Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English