Skip to content
Të Gjitha

Protesta në Tiranë/ Bllokohet rruga ‘Myslym Shyri’, protestuesit nxorën përpara koshat e mbeturinave dhe i vunë flakën

· 1 min lexim

Pas përleshjeve mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,  fundi i protestës së sotme ishte rruga tregtare në Tiranë.

Rruga ”Myslym Shyri” në Tiranë u bllokua totalisht për automjetet prej protestuesve. Ata nxorën përpara automjeteve koshat e mbeturinave duke i vendosur edhe flakën.

Protesta vijojë edhe për pak kohë tek Drejtoria e Policisë teksa protestuesit kanë nisur një rrugëtim në gjithë Tiranën duke shkaktuar dëme.

Më parë është protestuar tek kryeministria, Ministria e Brendshme, Bashkia e Tiranës si dhe sheshi ”Skënderbej”.

Protestuesit e revoltuar u kanë vënë flakën plehrave dhe koshave të mbeturinave.

Protesta vijon që prej orës 16:00. Qindra qytetarë të mbledhur në shesh kërkojnë drejtësi për Klodian Rashën që e vrau efektivi i policisë. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.

Protesta është zhvilluar me përplasje të forta. Deri më tani numërohen 11 të plagosur, një qytetar, një gazetar dhe nëntë efektivë policie.

Featured image of article: FOTOT/ Bllokohet rruga “Myslym Shyri”, protestuesit u vënë flakën koshave të plehrave

/GazetaReforma.com/