Skip to content
Të Gjitha

Prej dy javësh i shtruar, humb jetën nga covid-19 mjeku vlonjat (EMRI)

· 1 min lexim

Një lajm i hidhur ka ardhur mesditën e sotme nga qyteti i Vlorës, ku mësohet se një personalitet i bluzave të bardha në këtë qytet, ka ndërruar jetë për shkak të covid-19.

Bëhet me dije se pas dy javësh të shtruar në Tiranë në spitalin covid 1, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm për shkak të covid-19 në moshën 50-vjeçare,  mjeku gjinekolog, Leonard Kamberi.

Leonard Kamberi mësohet  se ka punuar prej shumë vitesh në Maternitetin e Vlorës ndërsa aktualisht punonte në një klinikë private dhe ishte pedagog në Departamentin e Shëndetit Publik, në Universitetin e  Vlorës.

Humbja e mjekut shënoi humbjen e dytë brenda dy ditëve në radhët e personaliteteve të nderuara të Vlorës, pasi ditën e djeshme humbi jetën prej Covid-19 edhe pedagogia Dafina Brokaj./Gazetareforma.com/