Skip to content
Kryesore

Policia që paguajmë për të na mbrojtur, shërbëtore e qeverisë: Nuk ndjehet për bizneset, por godet me gurë gjimnazistët për të mbrojtur selinë e PS-së!

· 2 min lexim

Policia e Shtetit, që paguhet me taksat e qytetarëve për të garantuar sigurinë dhe për të mbrojtur jetën e pronën e tyre, është kthyer nga institucion në shërbim të qytetarëve, në një vegël të pushtetit dhe shërbëtore të qeverisë së Edi Ramës.

Për minuta të tëra, efektivët nuk ndërhyjnë ndërsa protestuesit godisnin biznese private dhe banka të nivelit të dytë. Por sapo protestuesit afrohen te selia e Partisë Socialiste, reagimi ndryshon rrënjësisht. Policia ndërhyn me forcë dhe efektivët marrin gurë dhe ua hedhin gjimnazistëve, duke lënë të lënduara edhe vajza të reja.

Për pronën e qytetarëve, pasivitet. Për selinë e partisë në pushtet, dhunë dhe mobilizim i menjëhershëm.

Në të dyja rastet kur protestuesit kanë tentuar t’i afrohen selisë së PS-së, policia ka ndërhyrë dhunshëm për t’i larguar. Një kontrast që ngre një pyetje të rëndë: Kujt i shërben Policia e Shtetit, qytetarëve që e paguajnë apo partisë që qeveris?

Përgjigjja s’ka nevojë për fjalë…

Prej tr3 ditësh, Shqipëria është përfshirë nga protesta masive të dhunshme që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa sot shënohet dits 138 e protestës qytetare, që deri 3 ditë më parë ishte paqësore.

Mes përplasjeve, shkatërrimeve dhe akuzave për dhunë policore, sjellja e efektivëve po vë në pikëpyetje vetë misionin e institucionit.

Policia nuk paguhet nga xhepat e shqiptarëve për të qenë roja private e pushtetit. Uniforma e shtetit nuk është uniforma e Partisë Socialiste. Dhe detyra e saj nuk është të mbrojë karrigen e kryeministrit, por qytetarët e Republikës!