Skip to content
Aktualitet

Policia ndërhyn për t’i shpërndarë, Genc Sejko: Keni vrarë një djalë!

· 1 min lexim

Aktivisti i shoqërisë civile, Genc Sejko përplaset me disa efektivë të policisë në sheshin “Skënderbej”.

Aty është mbledhur një numër i madh protestuesish, ndërsa menjëherë kanë shkuar edhe forcat e policisë duke tentuar shpërndarjen e tyre.

Sejko i është drejtuar policit duke i thënë: “Keni vrarë një djalë”, ndërsa polici i është përgjigjur duke i thënë se tubimet janë të ndaluara.

Sejko: Keni vrarë një djalë 25-vjeçar

Polici: Policia nuk vret, policia është në shërbim të popullit

Sejko: Nëse jeni në shërbim, shkoni mbrapa dhe shërbeni aty

Polici: Nuk lejohen grumbullimet,

Duket qartë se policët janë urdhëruar të mos lejojnë tubimet, megjithëse ajo është një liri kushtetuese, e pavarur nga urdhrat e pushtetit.