Policia “blindon” Gjirokastrën, bllokohen dhjetëra makina luksoze dhe shoqërohen 9 persona

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Shtetit që prej mbrëmjes së djeshme ka blinduar Gjirokastrën.

Mësohet se gjatë operacionit janë sekuestruar 10 mjete luksoze që kishin probleme me dokumentacionin.

Gjithashtu janë shoqëruar në polici 9 persona, identitetet e të cilëve nuk dihen.

Ndërkohë në akse të ndryshme të këtij qarku janë vendosur disa pika kontrolli.

I pranishëm në Gjirokastër ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ky i fundit u konfirmua në detyrë ditën e djeshme nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit.

Aksioni për goditjen e paligjshmëri vijon edhe në qytetet e Fierit dhe Beratit, ku janë lokalizuar një numër i madh efektivësh.

Shpërndaje
Share.

Komento