Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Përmbytje në disa komuna të Kosovës, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes

17:19 19/01/2023
Reading Time: 3 min lexim

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që gjatë ditës së sotme të ketë vërshime në disa komuna të Kosovës, gjë që ka shkaktuar edhe bllokim të rrugëve dhe depërtim të ujit nëpër disa shtëpi dhe banesa.

Në Komunën e Mitrovicës, lumenjtë si Ibri, Sitnica dhe Lushta kanë dalë nga shtrati i tyre duke shkaktuar shqetësim të madh tek banorët, pasi uji ka hyrë në zonat e banuara si dhe në toka bujqësore dhe bllokim të rrugëve.

Po ashtu vërshime ka edhe në Skenderaj, ku sipas fotove të publikuara në faqen Meteo Kosova shihen rrugët e bllokuara nga reshjet e mëdha të shiut si dhe shumë qytetarë të “zhytur” në ujë.

Në lidhje me këtë situatë, kryetari i kësaj komune, Fadil Nura përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të vërshimeve. Mirëpo, gjendje aspak e mirë paraqitet edhe në Pejë e Istog.

Faqja “Peja në Fokus” në Facebook ka publikuar pamje nga vërshimet, ku shihet se uji ka përfshirë disa rrugë, lokale e shkolla, në Pejë.

Gjendje më e rënduar shihet të jetë në qendër të qytetit, në rrugën “Bill Klinton, në fshatin Kusuriq dhe në Qyshk. Ndërsa, në Komunën e Istogut, në fshatin Kërrninë të 5-6 familje kanë mbetur të bllokuara dhe ekipet komunale janë duke bërë evakuimin e tyre.

Këtë lajm për Telegrafin e bëri të ditur drejtori i Drejtorisë për Emergjenca, Mbrojtje dhe Shpëtim, Xhevat Demaj.

“Gjendja është e rëndë, sidomos në fshatin Kërrninë dhe Rakosh. Jemi duke bërë evakuimin e disa familjeve dhe kafshëve pasi janë të rrezikuar. Niveli i ujit po rritet vazhdimisht”.

“Edhe në pjesë të tjera të Istogut ka vërshime, por probleme më të mëdha ka në Kërrninë. Janë diku 5-6 familje që kanë mbetur të bllokuara”, deklaroi Demaj.

Edhe në Komunën e Deçanit paraqitet gjendje e rënduar në disa zona për shkak të vërshimeve nga reshjet e shiut. Sipas një fotografie dhe një video që ka siguruar Telegrafi, shihet se si uji ka përfshi disa zona të banuara.

Ndërsa Komuna e Gjakovës ka bërë thirrje që qytetarët të bëjnë kujdes të shtuar si dhe të bashkëpunojnë me institucionet e tyre.

“Meqenëse gjatë këtyre ditëve kemi pasur reshje të theksuara atmosferike e situatë të njëjtë pritet të kemi edhe ditëve në vazhdim, kërkojmë nga të gjithë qytetarët e komunës së Gjakovës që të jenë vigjilentë dhe të bashkëpunojnë me institucionet tona: me Emergjencat në Komunë, me Policinë e Zjarrfikësit në mënyrë që për çfarëdo rasti eventual ekipet tona, të cilat janë në teren, të jenë sa më të informuara dhe të intervenojnë sa më shpejtë”, kanë shkruar në Facebook.

Po ashtu sipas këtij njoftimi bëhet e ditur se rreziku më i lartë mund të jetë për zonat afër lumenjve.

“Kërkojmë nga qytetarët që të shohin paraprakisht nëse në ndonjë pjesë të komunës, sidomos buzë lumenjve mund të ketë rrezikim nga ujërat apo vërshimet. Sa më shpejtë që të informohemi, gjasat janë më të mira që të mbrojmë jetën, pronën dhe të sanojmë gjendjen”.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se si pasojë e reshjeve të fundit të shiut gjatë ditëve të fundit, sidomos në pjesën perëndimore, veriperëndimore dhe veriore të Kosovës, disa lumenj kryesisht ata me karakter të rrëkeve kanë paraqitur disa vërshime të shpejta.

Të tjera

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë
Aktualitet

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade, ka refuzuar ftesën e Edi Ramës për të marrë pjesë në aktivitetin e...

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës
Aktualitet

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Qiratë në Tiranë kanë arritur nivele alarmante. Për vitin 2026, qiraja mesatare e apartamenteve në kryeqytet ka shkuar në 721...

13:34 12/06/2026
Para
Bie propaganda e qeverisë! Shfaqen probleme në aksin Kardhiq-Delvinë, vetëm 6 muaj pas përurimit

Bie propaganda e qeverisë! Shfaqen probleme në aksin Kardhiq-Delvinë, vetëm 6 muaj pas përurimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

Arta Dade refuzon ftesën e Ramës për 35-vjetorin e PS: PS është zaptuar, socialistët janë në protestë

16:56 12/06/2026
Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

Alarm në Tiranë, qiraja mesatare shkon 721 euro dhe gëlltit deri 97% të pagës

13:34 12/06/2026
Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

Arkitektët dhe punëtorët e vilës në Dhërmi fundosin Ballukun, SPAK drejt kërkesës për arrestim

13:00 12/06/2026
SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

SPAK godet grupin kriminal me 20 masa sigurie, mes emrave Orest Sota, Artur Shehu i Zvërnecit dhe ndërtuesi Ilir Shtufi

10:54 12/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.