Skip to content
Të Gjitha

Paralajmërimi i protestës në rrjetet sociale: Në 18.00 tek Sheshi Skënderbej

· 1 min lexim

Edhe sot do te ketë proteste në Tiranë. Në rrjetet sociale është shpërnadarë thirrja për protestë në Tiranë, por edhe në të gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë pas vrasjes e Klodian Rashës nga një efektiv policie.

Marshimi, ku ftohen të marrin pjesë prindër, mësues, studentë, gazetarë, aktorë të Teatrit Kombëtar nis në ora 18:00 në sheshin Skënderbej dhe në sheshet e tjera kryesore të Tiranës.

Protesta e sotme në kryeqytet, në ditën e pestë të saj, mund të jetë më e madhe se e djeshmja, sepse ka një revoltë ndaj veprimeve të policisë. Mbrëmë policia nisi shoqërimet me policë civilë pa nisur mirë protesta.

Protestuesit nisën marshimin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe pas u drejtuan drejt Drejtorisë së Policisë.

Rruga nuk shkoi qetë, hodhën gurë, shashka në drejtim të policisë, ndërsa dëmtuan edhe sinjalistikën.

Pa mbërritur te drejtoria ata u shpërndanë me gaz. Më pas policia nisi një aksion nëpër rrugica duke bërë shoqërimin e tyre.

Disa u ndaluan nëpër pallate, të tjerë në rrugë. Shoqërimet vijuan deri në mbyllje të protestës, rreth orës 21:00.

/GazetaReforma.com/