Skip to content
Rajoni

Pandemia/ Si u përgatitën grekët për valën e dytë? ELSTAT: Hoqën dorë nga veshjet…

· 2 min lexim

Me pandeminë nuk bëhet “shaka” dhe më tepër me “Lock-doën-in” kur ai vjen për herën e dytë.

Kështu ka ndodhur dhe me konsumatorët grekë, të cilët këtë herë nuk u kapën të papërgatitur nga situata e përsëritur, por zgjodhën në shtator të blinin makina për të shmangur përdorimin e transportit publik.

Po ashtu grekët e zgjuar blenë edhe kompjuterë për t’u pajisur për telepunimin dhe orët në internet, një model sjelljeje ky, që tregon se ata ndoshta parashikuan valën e dytë të pandemisë këtë vjeshtë.

Të dhënat u bënë publike nga Autoritetit Grek të Statistikave (ELSTAT), mbi qarkullimin e tregtisë me pakicë në 3-mujorin e tretë të vitit gjithashtu treguan se, konsumatorët shmangën blerjen e rrobave të reja, përsëri në pritje të një bllokimi të dytë.

Qarkullimi i tregtisë me pakicë arriti në 12.86 miliardë euro në korrik-shtator, me rënie 5.6% nga 13.62 miliardë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit, kishte një rritje prej 19.8%, pasi konsumatorët u treguan të etur për t’u kthyer në pazar.

Ndër produktet që konsumatorët tentuan të injoronin në tremujorin e tretë ishin orët dhe bizhuteritë, si dhe produktet kozmetike.

Në këto dy kategori, qarkullimi shënoi rënie përkatësisht prej 40.4% dhe 38.5%.

Vetëm në shtator, të dhënat e disponueshme deri më sot treguan një rënie marxhinale prej 0.3% nga viti në vit në qarkullimin me pakicë.

/GazetaReforma.com/