Operacion i policisë në Athinë, arrestohen 6 shqiptarë për trafik droge
Policia greke pretendon se ka arrestuar një nga trafikantët më të rrezikshëm të kokainës dhe hashashit nga Shqipëria. Emri mbahet sekret për shkak të hetimeve. Ai është arrestuar ditën e sotme në Voula afër Athinës, raportojnë mediat greke.
Sipas ou-pou.gr, policia greke bastisi shtëpinë e shqiptarit, i konsideruar si “i rrezikshëm” që operon në jug të Greqisë duke udhëhequr trafikun e drogës nga vendi i tij.
Pas një muaj hetimesh, shqiptarit iu gjendën në banesën e tij në Voula, hashash, kokainë e një pistoletë.
Njëkohësisht në po të njëjtën zonë mediat greke po raportojnë edhe për një operacion që nuk dihet nëse ka lidhje apo jo me arrestimin e shqiptarit të rrezikshëm.
Mesditën e sotme një motor policie i është vënë pas një automjeti të dyshuar me trafikantë, por që rrugës pësoi aksident me një automjet tjetër dhe për pasojë u plagos rëndë një police femër, dhe më lehtë kolegu i saj mashkull.
Ndërkaq mësohet se nga ky operacion janë arrestuar 6 shqiptarë deri më tani.

/GazetaReforma.com/