Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Oligarkët “tradhtojnë” Veliajn, Klosi synon fronin e Bashkisë së Tiranës

21:37 02/11/2024
Reading Time: 3 min lexim
Oligarkët "tradhtojnë" Veliajn, Klosi synon fronin e Bashkisë së Tiranës

User comments

Ndërsa hija e SPAK po afrohet gjithnjë e më shumë mbi kryebashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliaj, një lojë e re pushteti po zhvillohet në prapaskenë. Ish-ministri Blendi Klosi, i cili duhet të jetë nën hetim për një sërë aferash korruptive, po pozicionohet si pasardhësi i mundshëm në krye të Bashkisë. Ironik është fakti se pikërisht të njëjtët oligarkë që për vite mbështetën Veliajn, tani po kalojnë në anën e Klosit.

Shkatërrimi i Veliajt

Dosja e Veliajt në SPAK konsiderohet ndër më të mëdhatë në historinë e administratës vendore shqiptare. Mes aferave të panumërta ku është i përfshirë kryebashkiaku, SPAK aktualisht ka në fokus pasuritë e familjes së Veliajt e sidomos të vëllait të tij.

Kompania e Arbi Veliajt, “Gogel”, është vetëm një prej instrumenteve prej të cilëve Veliaj ka përfituar, ku SPAK ka përqëndruar momentalisht hetimet. Përmes kësaj kompanie, kryebashkiaku ka vjedhur nga fondet e Bashkisë Tiranë dhe jo vetëm.

Nga një biznes modest me fitim 10 milionë lekë, “Gogel” u transformua në një gjigant me xhiro 3.4 miliardë lekë dhe fitime që arritën 520 milionë lekë, menjëherë pasi Erioni mori pushtetin. Skema është e qartë: kompanive që marrin tendera nga Bashkia u kërkohet të përdorin shërbimet e marketingut të “Gogel”. Çdo aktivitet dhe event i Bashkisë me sponsorët kthehet në mundësi për të derdhur para në llogaritë e kompanisë së Arbit.

Klosi dhe synimi për fronin e Bashkisë

Teksa Veliaj po shkon drejt SPAK, një ndër të korruptuarit më të mëdhenj të qeverisë, Blendi Klosi, po përgatitet të marrë frenat e Bashkisë. I përfshirë thellësisht në afera të panumërta, nga inceneratorët te bizneset e fshehura me hotele, historia e tij me oligarkët është po aq e thellë sa e Veliajt.

Marrëveshjet e Klosit me oligarkët janë të panumërta. Në një sërë aferash që ne kemi raportuar më herët, përfshihet vendimi për fundosjen e anijes Y-21 përballë kompleksit “Green Coast” të Samir Manes, ku shkarkoi madje edhe zv.Komandantin e Flotës që guxoi ta kundërshtonte. Projekti “Smile Albania” është një tjetër shembull i përdorimit të fondeve publike për të promovuar ekskluzivisht kompleksin privat të Manes. Këto janë vetëm disa episode që tregojnë se si Klosi ka punuar vazhdimisht për interesat e oligarkëve.

Lidhjet e Klosit me oligarkët shtrihen edhe në sektorin e medias, ku përmes një sistemi të sofistikuar reklamash dhe favoresh, ai ka arritur të sigurojë heshtjen e koordinuar për skandalet që e prekin.

Strategji e dështuar

Sot, kur një numër i madh ish-kryetarësh bashkie dhe funksionarësh të PS ndodhen në burg dhe kur ish-kryeministri Berisha është në arrest shtëpie, bëhet e qartë se heshtja është një strategji e dështuar.

Historia ka treguar se të gjithë do të përfundojnë në SPAK për aferat korruptive – këtij fati nuk i shpëton dot askush. Pyetja është vetëm nëse do të “flasin” përpara se të shkojnë, apo do të detyrohen të “flasin” kur të jenë brenda.

/gazetareforma.com

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arbi veliajBashkia e TiranesBlendi Klosierion veliajGogelgreen coasthetim pasurorInceneratoretOligarkëtreformaeditorialSamir Manesmile albaniaSPAK

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para
Dyfytyrësia e medias shqiptare: Kur rojtarët e demokracisë bëhen miq të pushtetit

Dyfytyrësia e medias shqiptare: Kur rojtarët e demokracisë bëhen miq të pushtetit

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English