Skip to content
Të Gjitha

Nuk njihen diplomat online, ligji për Arsimin e Lartë i ndalon

· 1 min lexim

Universitetet po e zhvillojnë mësimin online, si pasojë e rritjes së numrit të infektimeve. Ministria e Arsimit në bashkëpunim me atë të Shëndetësisë vendosen që të anulojnë mësimin në auditorë. Por kjo ka krijuar një problem me njohjen e diplomave.

Në një ndërhyrje të tij në emisionin “Opinion”, Arben Malaj, ish ministri i Ekonomisë dhe Financave i ka kujtuar një detaj panelit në studio mbi ligjin e Arsimit të Lartë.

Sipas tij diplomimi online nuk njihet asgjëkund, fakt që është pohuar nga shefi i departamentit të gazetarisë, Mark Marku.

“Ndërhyn Arben Malaj dhe më thotë; ndjesë thotë ligji i Arsimit të Lartë e ndalon diplomimin online, madje nuk njihen as diplomat e studentët që kanë studiuar online jashtë”, tha drejtuesi i emisionit.