Skip to content
Të Gjitha

“Një ditë do të godasim një top së bashku… në qiell”

· 1 min lexim

Ata ishin miq përveç se kolegë, por edhe pa diskutim më të mirët në botë për të menaxhuar topin në këmbë.

Por për dekada me radhë specialistët e futbollit dhe tifozët ishin të ndarë në dy fronte për të zgjedhur se cili prej tyre ishte më i madhi i të gjitha kohërave.

Kush ishte më i miri i të gjitha kohërave, Pele apo Maradona? Kjo pyetje ka shoqëruar prej dekadash botën e futbollit, teksa sot njëri prej mbretërve të topit u shua.

Maradona mbylli sytë në moshën 60-vjeçare, teksa braziliani Pele ka reaguar me një mesazh të shkurtër, por rrëqethës.

173218136 De133e88 01d3 4cc7 Be85 Fab53dffcfdd

“Një ditë ne do të godasim një top së bashku në qiellin lart”,- janë fjalët e të madhit Pele.

Tashmë i mbetur i vetëm si “legjendë e gjallë”, Pele, i është bashkuar homazheve për ish-futbollistin argjentinas.

“Humbas një mik, ndërsa bota humbet një legjendë. Shpresoj që një ditë të luajmë bashkë në qiell”,- shkruan më tej Pele në “Instagram”.

Pele

/GazetaReforma.com/