Skip to content
Të Gjitha

Nga nesër nisin testet e shpejta për Covid, përgjigja për 30 minuta

· 1 min lexim

Nga nesër do të hyjnë në përdorim testet e shpejta të anti-genit. Rezultati nëse je një person i infektuar me Covid-19 ose jo del për 30 minuta.

Njoftimin e dha epidemiologia Eugena Tomini në një intervistë televizive. Ajo deklaroi se testet e shpejta do të kryhen te personat që janë në 5 ditët e para të shfaqjes së shenjave klinike.

“Epidemiologët do të vendosin kryesisht për kryerjen e testimit sipas rasteve, sipas një përkufizimi për personat që duhet të testohen, ata që janë me shenja klinike deri në ditë e pestë. Nëse janë kaluar pesë ditët, referimi është përkundrejt testit të PCR që realizohet në laboratorë”, tha Tomini.

Sipas Tominit, testet e shpejta janë shumë efektive dhe japin një dorë të mirë në menaxhimin e situatës.

“Ky test është efektiv deri në nivelin e 100%, gati me një shenjë të barabartë me PCR. Është shumë e rëndësishme që eshtë një test diganostikues, që është shumë efektiv dhe me shumë ndihmesë. Jep rezultat deri në 30 minuta. Është një ndihmesë e jashtëzakonshme.” , deklaroi mjekja.