Skip to content
Të Gjitha

Nëna e dy fëmijëve u mbyt në Liqenin e Banjës, zjarrfikësit e Gramshit nxjerrin trupin pas…

· 1 min lexim

Zjarrfikësit e Gramshit kanë nxjerrë nga liqeni i Banjës trupin e pajetë të 53-vjeçares që u mbyt ditën e sotme.

Bëhet me dije se gruaja që është gjetur e pajetë është Lumturi Zogu 53-vjeçe, nënë e dy fëmijëve.

Lumturi Zogu vuante nga depresioni dhe kohët e fundit ka kaluar gjendje të rënduar mendore pas një operacioni në zemër.

Viktima jetonte vetëm me burrin, i cili edhe ai është i sëmurë. Trupi i të ndjerës është dërguar në morgun e Gramshit.

Image may contain: sky, tree, plant, outdoor and nature

Image may contain: ocean, sky, outdoor, water and nature

Image may contain: sky, cloud, mountain, outdoor and nature

/GazetaReforma.com/