Skip to content
Rajoni

Në Maqedoninë e Veriut humbin jetën 23 persona nga Covid-19

· 1 min lexim

  Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë në shtetin fqinj informon për 1715 teste të kryera, prej të cilëve 659 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Ndërkaq, betejën me Covid-19 e kanë humbur 23 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 1947 viktima.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut është 67968, nga këta janë shëruar gjithsej 43646 ndërkaq 1924 prej tyre kanë humbur betejën me virusin, aktualisht ka 22398 raste aktive në vend.

/GazetaReforma.com/