Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ndërtimi i portit të Porto Romanos, Balluku: Kemi përmbyllur të gjitha fazat

17:07 01/02/2023
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme është zhvilluar një takim me kompanitë e interesuara për ndërtimin e portit tregtar të Porto Romanos. Të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ministrja u shpreh se porti i Porto Romanos nuk do t’i shërbejë vetëm Shqipërisë. Balluku përmendi marrëveshjet me Maqedoninë e Veriut dhe me Kosovën për portet e thata.

Ministrja u shpreh se Shqipëria mbetet e hapur për t’u shërbyer edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor përmes portit të Durrësit.

‘Ndërtimi i portit të ri në Porto Romano, jemi këtu pas një punë voluminoze, dua të falenderoj të gjithë skuadrën. Na është dashur të ndryshojmë dhe shtojmë kërkesa të reja në projekt. Kemi përmbyllur të gjitha fazat e rëndësishme të këtij projekti. Të gjitha studimet mjedisore, të cilat përcaktojnë standartet më të mira të fushës. Strategjia e Qeverisë Shqiptare përmblidhet në tre qëllime kryesore: modernizimi i infrastrukturës, aty ku do vendoset porti i ri. Zhvillimi i llogjistikës, dhe e treta pozicionimi i Shqipërisë në një vend strategjik dhe lidhjen me Europën. 

Ashtu siç ne kemi bërë publike porti i Porto Romanos nuk do t’i shërbejë vetëm Republikës së Shqipërisë, por në momentet që sot po flasim, flasim me dy marrëveshje zyrtare të lidhura mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës për ngritjen e dy porteve të Thata, respektivisht në Strugë dhe në Prishtinë. Por sigurisht duke pasur parasysh që këto janë vetëm marrëveshjet e para dhe ne do të jemi të hapur për t’u shërbyer edhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor që do të shikojnë me fizibilitet të gjitha operimet e tyre përmes portit të Durrësit. Duhet të kemi parasysh që 4 vite e fundit na kanë dhënë një mësim shumë të rëndësishëm se si situata të paparashikueshme më parë siç ishte rasti i pandemisë, apo krizës së krijuar nga agresioni rus në Ukrainë mund të afektojnë të gjithë zinxhirin furnizues global.

Disa shifra që tregojnë këtë projekt, janë se një investim është rreth 390 mln euro, do të jetë 450 hektarë në dispozicion. Ky është një nga aspiratat që ne kemi, kemi hyrë në diskutime me selinë qëndrore në NATO, Shpresoj që të kemi një miratim për shtimin e kësaj. Sot jam e lumtur që ndodhem në këtë tryezë, do ta ndërtojmë në një bazë transparence. Kjo është hera e parë që një projekt i këtij përmase sot po ndahet me partnerë, do kthehet për ne në një shembull për projekte të tjera. ‘- tha Balluku.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para
Rama takim me kompanitë e huaja: Holandezët janë të shtrenjtë, janë ustallarë

Rama takim me kompanitë e huaja: Holandezët janë të shtrenjtë, janë ustallarë

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English