Skip to content
Të Gjitha

Ndahen zonat zgjedhore, ndryshimi e adresave nga Gjendja Civile shqetëson KQZ-në

· 1 min lexim

Ndryshimi i adresave nga Ministria e Brendshme dh Gjendja Civile krijon problem për procesin zgjedhor. Shqetësimi është ngritur sot në mbledhjen e KQZ-së, të mbajtur online. Anëtari i Komisionit Rregullator të KQZ-së, Muharrem Çaka kërkoi zhvillimin e një seance të posaçme për trajtimin e problemit lidhur me ndryshimin e adresave nga ana e Gjendjes Civile.

Siç dihet Gjendja civile ka bërë ndryshimin e adresave të shumë qytetarëve pa i vënë në dijeni.

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u miratua edhe ngritja e 92 Zonave të Administrimit Zgjedhor.

Problemi tjetër ishte pandemia që ka përfshirë KQZ-në. Gjatë kësaj konference, Anëtarja e Rregullatorit, Helga Vukaj ka zbuluar se është prekur nga koronavirusi. E pyetur nga përfaqësuesi i PD-së, nëse është në zyrë apo shtëpi, ajo tha se ndodhet në shtëpi, pasi është prekur nga COVID-19.

Biseda:

Felga Vukaj: Fol me zë. Në zyrë je?

Vukaj: Jo s’jam në zyrë, jam në shtëpi, me Covid

-U, ç’thua moj? Të shkuara. të shkuara. Po Bujari?

Vukaj: Edhe Bujari.

-Ashtu kam nusen unë, me Covid

Vukaj: Dita e 7-të sot

-Dita e 11-të sot

/GazetaReforma.com/