Skip to content
Kryesore

Murrizi: Ministri izraelit, djali i dajës së Ron Yeffet, erdhi të lavdërojë Ramën pas kontrollit të SPAK për trafik armësh! “Jo miqësi, por ortakllëk miliona eurosh”

· 1 min lexim

Nga Myslim Murrizi

Ministri i Jashtëm i Izraelit, z. Gideon Sa’ar, ka ardhur për “vizitë” në Tiranë, meqenëse SPAK-u kontrolloi banesën dhe ka sekuestruar celularin e djalit të hallës së tij, z. Ron Yeffet.

Pra, djali i dajës së Ron Yeffet, që është nën hetim në Shqipëri për trafik armësh me qeverinë Rama, që është ministri i Jashtëm i Izraelit, z. Gideon Sa’ar, vjen për të lavdëruar Ramën që bën trafik armësh me djalin e hallës së tij.

O të dhjefsha diplomacinë që kërkoni ta shisni si mender marrëdhënie “miqësore” dypalëshe, kur në fakt është një ortakllëk ordinerësh për qindra miliona euro.

Po çfarë mendoni se jeni ju, mor qelbësira të pështira e kokrra hajdutësh ordinerë, që bëni teatër për të vjedhur dhe kërkoni ta shisni si miqësi?

Zagarët dallohen mijëra km larg nga surrati që kanë, pa qenë nevoja të lehin fare, pavarësisht se ku kanë lindur e çfarë kombësie apo shtetësie kanë, sepse janë të qelbur në çdo qelizë të tyre të ndyrë dhe e rrezatojnë këtë në çdo pore të surratit.