Moti i keq në Shqipëri, reagon Policia e Shtetit

Ditwn e sotme Policia e Shtetit u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor pasi kushtet atmosferike kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi lëvizjeje në disa akse rrugore të vendit. Në faqen zyrtare, policia theksoi se ka angazhuar të gjitha Patrullat e Përgjithshme dhe “Shqiponjat” për garantimin e lëvizjes pa probleme të shoferëve.
Gjithashtu, Policia e Shtetit theksoi se drejtuesit e automjeteve duhet të shmangin parakalimet e gabuara, konsumin e alkoolit dhe shpejtësinë e lartë.
MESAZHI I POLICISË SË SHTETIT
Për shkak të motit të keq, me reshje të dendura shiu, në disa akse rrugore ka prezencë të ujit dhe vështirësi në qarkullim.
Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të mbërritur të sigurt në destinacion!