Mbrëmjen e sotme Presidenti Ilir Meta, ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë.
Sipas tij, ky qëndrim i kreut të PD, në lidhje me marrëveshjen e detit ka patur implikime serioze në raport me shtetin shqiptar. Këtë deklaratë kreu i shtetit e ka bërë në një emision në “ABC News”.
“Po e them për herë të parë se Lulzim Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen e detit me Greqinë. Ky qëndrimin i tij në raport me marrëveshjen e detit ka patur implikime serioze në raport me shtetin shqiptar. Këtë e them për herë të parë dhe nuk dua ta zgjas më tej”, tha Meta.
Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur presidentit Ilir Meta lidhur me deklaratën e bërë prej këtit të fundit ku theksonte se “Basha ka bërë dopio lojë me marrëveshjen me Greqinë për detin”.
I ftuar në “Real Story”, Basha ka theksuar se këto deklarata janë trillime e gënjeshtra, pasi negociatat e 2009 sipas tij janë kryer nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama e Meta.
“Trekëndëshi i Bermudës këtë punë do bëjë. Fakti është që negociatat e 2009 u kryen nga ekspertët e ministrisë dhe pjesa diplomatike u ndoq nga një person i sjellë nga Rama dhe Meta. Të tjerat janë trillime dhe gënjeshtra”, tha Basha.