Skip to content
Politikë

Me të rinjtë në Tiranë, Berisha: Do shembim muret dhe do përmbysim narkoshtetin

· 2 min lexim

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Tirana në “Foltoren” me të rinjtë në Tiranë është shprehur se do përmbysin qeverinë e Edi Ramës.

Sali Berisha: Kjo foltore është vendimtare për përpjekjen tonë për një rindërtim të plotë të PD, për shndërrimin e saj në një opozitë të vërtetë shqiptare, në një forcë të sigurtë të fitires. Besoj se kjo ‘Foltore do të jetë një shtytje e madhe për shoqërinë shqiptare. Në radhë të parë për PD që ndodhet në një moment kritik. Jam i sigurt se së bashku do të krijojmë me shpejtësi  opozitën e vërtetë shqiptare. Dhe njëlloj si 30 vite më parë nënat dhe baballarët tuaj, përmbysën diktaturën. Ne do përmbysim narkoshtetin e bazuar në drogën, krimin dhe korrupsioni. Do shembim muret dhe përmbysim këtë regjim i cili më armik se më këdo tjetër është me të rinjtë shqiptarë.

Pse dyfishohen tarifat tuaja, pse duhet që prindërit të punojnë disa muaj. Që prindërit të shesin dhe lopërn për të sjellë fëmijët në Univeristete. Këta qeveritarë arrogantë të korruptuar mendojnë vetëm për pasuritë e tyre. Kreu i meduzës shpenzon në tre- ditë udhëtime 400 mijë euro. Ndodhin sepse këta ministra tenderojnë punë publike me çmime  herë më të larta sesa punë publike që tenderohen me paratë e KE. ata kanë frikë ndaj ju, ndaj dhe mbyllën Universitetet duke brohoritur rroftë Covid duke lënë studentët rrugëve.