Skip to content
Të Gjitha

LISTA/ Alibeaj takon sot 17 kandidatët e prezantuar, Tirana mes dy emrave

· 2 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj pas mbledhjes me Kolegjin e Kryetarëve, do të takojë dhe 17 kandidatët e mundshëm për kryetarë bashkie. Bëhet fjalë për emrat që ka bërë publikë deri më tani. Në këtë mbledhje pritet që të diskutohet dhe mënyra se si grupi i Alibeajt do të dalë në zgjedhjet vendore të vitit 2023. Ndërkohë, për shumë bashki nuk është vendosur ende, përfshirë edhe Tiranën ku kandidati do të vendoset mes dy emrave, Jonila Godole dhe Roland Bejko.

Emrat e kandidatëve që janë zyrtarizuar deri më tani:

Kamëz – Bilbil Bajraktari

Mallakastër- Agron Kapllanaj

Lezhë – Sandër Marku

Krujë – Sabah Sheta

Poliçan – Florian Qamo

Kuçovë – Ilirjan Koxhaj

Dimal- Dritan Sula

Dibër – Naim Gazidede

Patos- Pranvera Rizai

Vaut i Dejës- Klomentina Drini

Kurbin- Genc Doçi

Patos- Pranvera Rizai

Fier -Eriselda Zotaj Çelaj

Librazhd -Bujar Vreto

Vorë- Ibrahim Bruka

Korçë -Gjergji Gjata

Sarandë- Skënder Muço

Mirditë- Mark Ruçi

Kujtojmë se Shpëtim Dushku dhe Blendi Sulaj, përkatësisht kreu i degës nr.12 në Tiranë dhe ai i degës nr.9, i kanë vendosur kusht deputetit Enkelejd Alibeaj përsa i përket emrit të kandidatit për kryetar të Bashkisë Tiranë. Të pranishëm në mbledhjen e zhvilluar sot, të dy i janë drejtuar Alibeajt dhe i kanë kërkuar të zgjedhë si kandidat një deputet të zonës. Sipas Dushkut e Sulajt, të dalësh me kandidatë që nuk përfaqësojnë qarkun dhe nuk janë politikë, nuk ia vlen pasi nuk arrihet asnjë fitore.

Madje Dushku ka paralajmëruar se nëse nuk plotësohet ky kusht, do të japë dorëheqjen nga posti që mban.