Skip to content
Të Gjitha

Kulla historike e Jasharajve në Prekaz do të riparohet nga qeveria e Kosovës

· 2 min lexim

Kullat historike e Jasharajve në Prekaz do të riparohet nga qeveria e Kosovës

Në mars pritet të filloj rregullimi i kullave të Jasharëve me një fond prej 6 milionë euro, raporton Tv7. I bëri ballë artilerisë serbe dy dekada më parë, por koha rrezikon t’i shkatërrojë. Kullat e Jasharajve, në Prekaz, po rrezikojnë të shkatërrohen nga moti dhe mungesa e kujdesit.

Dëmtimet janë të dukshme dhe pjesë të tyre po mbahen me mbajtëse të improvizuara.Një pjesë e çatise, tashmë ka rënë. E në të gjitha pjesët, mbajtëset e hekurit tashmë janë ndryshkur.

Vendi që ruan historinë e lavdishme të familjes Jashari, rrezikon dëmtim edhe më të madh dita-ditës.

Kjo po i shqetëson edhe vizitorët kompleksit në Prekaz. Ndërkohë, ndërhyrjen e shtetit për ta rregulluar sa më parë këto monumente po e kërkojnë edhe banorët e këtij vendi.

Mirëmbajtjen e tyre do duhej të kujdesej ta bënte Agjencia Për Menaxhimin e Komplekseve memoriale.

Kryetari i komunës së Skenderaj, njëherësh anëtar i familjes Jashari, edhe pse e ka ngritur këtë problem disa herë, nuk pranoi që të flasë për T7 në lidhje me gjendjen e Kullës dhe shtëpive.

Rreth 600 mijë euro ishin ndarë në fund të vitit 2017, dhe rreth 1 milionë euro në 2018, mirëpo projektet e asaj kohe nuk ishin përkrahur nga komuna e Skenderajt, dhe nga disa faktorë të tjerë, e më pas paratë i ishin kthyer përsëri qeverisë së Kosovës.