Skip to content
Të Gjitha

Kujtim Gjuzi kërkon ndjesë se shau gazetarin: T’i shkul mustaqet e satome…

· 1 min lexim

Deputeti Kujtim Gjuzi fyen gazetarin Jakup Gjoca në rrjetet sociale. Pasi ky u ankua tek drejtuesja e seancës së sotme, Vasilika Hysi i kërkoi deputetit t’i kërkojë falje gazetarit.

“I kam thënë ki kujdes, mos fyej herë tjetër. Meqë ju kërkoni që unë të kërkojë ndjesë për çështje etike, unë e respektojë”,- ka thënë Gjuzi, duke kërkuar ndjesë për fyerjen ndaj gazetarit Gjoca.

Vetë gazetari ka publikuar në rrjetet sociale një mesazh që i ka shkruar Kujtim Gjuzi dhe i shkruan: “Ore jorgo mustaqet e satome ti shkul a more vesh l….p.”

/Gazetareforma.com/