Kriza politike/ Abazoviç optimist: Në tetor, Mali i Zi mund të ketë një…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Aksioni i Bashkuar për Reforma, shqiptari Dritan Abazoviç, është shprehur optimist në lidhje me formimin e qeverisë së re në Malin e Zi.

Lideri me prejardhje shqiptare, tha se, Mali i Zi do të mund të zgjedh ekzekutivin në muajin tetor.

“Formimi i qeverisë, shpresoj për disa javë. Besoj se çdo gjë ka me mbaru në një mënyrë paqësore dhe demokratike”,- tha ai në një intervistë për “Alsat-M”.

Ndërkohë, javën tjetër pritet që të ftohet seanca e parë e Kuvendit.

“Jemi duke zhvilluar bisedime për ditë dhe tani për tani çdo gjë po shkon me rregull. Nesër do të takohemi me kryetarin e parlamentit rreth seancës së parë zyrtare ku duam të verifikohen mandatet pastaj të zgjidhet kryetari i ri i parlamentit”,- shpjegoi ai.

Sipas Abazoviç, “Mundemi me prit që ajo seancë me qenë në fillim ta javës së ardhshme”.

Abazoviç, i cili vjen nga familje shqiptare, drejton partinë “URA” (United Reform Action; Aksioni i Përbashkuar për Reforma), e cila në zgjedhjet e 30 gushtit mori mbi 22 mijë vota (5.5%), duke fituar 4 mandate deputetësh, vendimtare këto për formimin e qeverisë së re.

/GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento