Skip to content
Kronikë

Krim i dyfishtë brenda familjes në Shkozë, 43-vjeçari vret me armë zjarri kunatën e tij e më pas veten

· 2 min lexim

Vrasje e dyfishtë në Shkozë. Autori është Roland Sinani, i cili vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinani 37-vjeç, dhe më pas veten në banesë. Motivet e kësaj vrasje mbeten ende mister, ashtu sikurse identitetet e personave.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Pista që po heton policia mbi motivet e krimit deri tani është mbi çrregullimet mendore të autorit. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë me të cilën ka ndodhur krimit.

Bashkëshorti i Migena Sinanit, punon taksit dhe kur ka ndodhur ngjarja ai nuk ka qenë në banesë. Në banesë kanë qenë dy prindërit e autorit, të cilët kanë deklaruar paraprakisht se kanë qenë në gjumë.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur ngjarjen e plotë.

NJOFTIMI I POLICISË: Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.