Skip to content
Kryesore

Kontroll në rrethrrotullimin e Skelës, FNSH dhe Policia në aksion

· 1 min lexim

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) dhe Policia e Vlorës kanë realizuar një aksion të gjerë kontrolli në rrethrrotullimin e Skelës, me qëllim zbardhjen e veprimtarive kriminale dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Aksioni fokusohet kryesisht në kontrollin e automjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj, si dhe në verifikimin e drejtuesve të mjeteve për praninë e armëve të zjarrit, mjeteve të forta, sendeve prerëse, apo lëndëve narkotike.

Ky operacion ka për qëllim rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme, duke siguruar një kontroll më të rreptë mbi armëmbajtjen dhe lëvizjet e individëve të dyshuar.