Skip to content
Të Gjitha

Kolaudimi i automjeteve/ Ja si do të kryhet dhe sa do të kushtojë nga janari 2021…

· 2 min lexim

Qeveria ka vendosur që ta prish koncesionin e kolaudimit të automjeteve që mbahet nga kompania private “SGS” dhe ta marrë në vartësi të saj këtë shërbim.

Vet kryeministri Edi Rama, ka njoftuar sot se kontrolli teknik i mjeteve rrugore do të merret nën kontroll nga shteti dhe do të kryhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, që nga janari 2021.

Rama ka shkruar sot në “Fb” se, atë që e cilëson si lajm të mirë, se në dhjetor do të marrë fund, koncensioni absurd i kolaudimit të makinave.

“Me përfundimin në dhjetor të koncesionit absurd të kontrollit teknik të mjeteve rrugore (kolaudimi), ky shërbim sikundër e kemi premtuar do t’i kthehet shtetit dhe do të kryhet nga DPSHTRR – ka njoftuar Kryeministri – dhe nga janari 2021 do të ketë këto risi që do të lehtësojnë drejtuesit e 630 mijë automjeteve:

Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim.

Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet

Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve, nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!

Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet.

Rradha famëkeqe e stresit dhe humbjes së kohës “tek Kolaudimi” do marrë fund

Cilësia e shërbimit do të rritet, përafrimi me Direktivat e BE në fuqi do të përshpejtohet, modernizimi e informatizimi i këtij shërbimi do të jetë prioritet, sikundër është bërë në punën e deritanishme të DPSHTRR.

Fotot nuk janë 3D por realiteti i institucionit të sapo rilindur të #DPSHTRR Fier”, – ka përfunduar Rama.

Por ajo që nuk kuptohet, është fakti se për 8 vite të qeverisjes së “Rilindjes” ky shërbim ishte në dorë të një kompanie private, e cila në shumë qytete shfrytëzonte ambientet e shtetit, në një kohë që çmimi i kolaudimit të automjeteve u rrit dy herë.

/GazetaReforma.com/