Kapet grupi prej 30 personash/ Falsifikonin dokumente dhe kalonin ilegalisht shqiptarë në SHBA dhe Kanada
Goditet një grup prej 30 personash falsifikatorë dokumentesh, të cilët kalonin ilegalisht qytetarë drejt Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.
Arrestimi është bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Sipas raporteve, grupi përbëhej nga 35 persona, ku 5 prej tyre janë ende në arrati, bashkë me drejtuesin e grupit, G.B.
Arrestimet janë kryer në Shqipëri dhe në disa vende të tjera. Raportohet se operacioni ende nuk ka përfunduar, pasi ka ende punë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që janë të përfshirë në grup dhe që kanë kryer veprën penale të falsifikimit të dokumenteve dokumenteve dhe trafikut të klandestinëve përtej oqeanit.