Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Indiferenca e Edmond Sulës: Autorët e krimit lëviznin me targa të huaja dhe armë

13:08 31/10/2024
Reading Time: 2 min lexim
Indiferenca e Edmond Sulës: Autorët e krimit lëviznin me targa të huaja dhe armë

Ngjarja e bujshme e Shkodrës, sipas burimeve nga grupi hetimor dyshohet të ketë zgjatur vetëm 70 sekonda, ku autorët kanë zbrazur breshërinë me armë nga një distancë rreth 150 metra.

Si pasojë e të shtënave me armë, makina Benz me të cilin Lici e Bushati po udhëtonin humbi kontrollin dhe u përplas me një motor, me të cilin po udhëtonte çifti i bashkëshortëve Bashkim dhe Flutura Basha.

Atentati pak metra larg shtëpisë së tyre ndodhi kur ata po ktheheshin nga puna. Bashkimi punon si marangoz, ndërsa bashkëshortja, si nënë e 3 fëmijëve e ndihmonte me punët që kishte.

Familjarët kanë çelur dyert e mortit për 56-vjeçaren që lë jetimë 3 fëmijë dhe bashkëshortin në luftë me jetën.

Indiferenca e Drejtorit të Policisë Shkodër, Edmond Sula ka ngritur pikëpyetje të mëdha për lidhjet e tij me bandat kriminale.

Grupi hetimor i Policisë së Shkodrës dhe Policisë Kriminale ka dyshime se autorët janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi, në moshë të re. Makina e viktimave rezulton të ketë hyrë në vendin tonë po ashtu nga Mali i Zi në ditët e fundit dhe ka bërë lëvizje në afërsi të zonës së Dobraçit disa herë.

Për ngjarjen reagoi edhe gazetarja Klodiana Lala, e cila u shpreh se personat në fjalë qarkullonin me automjet me targa të huaja dhe të pajisur me armë, ndërkohë që askush nuk i kontrollonte.

“Kjo ishte një ngjarje që do të përvëlojë Shkodrën. Hamza Lici ishte duke udhëtuar me Arlind Bushatin, me të cilin ishin lidhur shumë kohët e fundit. Familja Bushati është një familje me tradita, një ndër më të njohurat në Shkodër, që nuk kanë pasur probleme. Arlind Bushati ishte i lidhur fillimisht me Astmer Bilalin, më pas ishte hedhur në krahun tjetër, te Licët. Duhet një reagim i shpejtë, Arlind Bushati duhej të ishte marrë në mbrojtje, pasi 3 javë më parë kishte denoncuar se ishte kërcënuar, se ishte i rrezikuar për jetën. Si ka mundësi që ata lëviznin me një automjet me targa të huaja, që kishin edhe armë dhe askush nuk i kontrollonte? Si ka mundësi që nuk u mor në mbrojtje Arlind Bushati? Kjo situatë më tremb”, -tha Lala.

Dyshohet se tre persona ishin të përfshirë në ngjarje: dy qitës dhe një shofer, të cilët përdorën një automjet tip “Range Rover”, i cili pas atentatit u gjet i djegur në fshatin Golem. Brenda këtij automjeti u gjetën dy armë zjarri.

Në automjetin e Hamza Licit u gjetën gjithashtu tri armë zjarri, ku dyshohet se Arlind Bushati kishte tentuar të kundërpërgjigjej ndaj sulmuesve. Kjo pasi disa gëzhoja të gjetura në vendngjarje përkojnë me armën e gjetur në mjetin e drejtuar nga Lici.

Motivi i atentatit dyshohet të jetë hakmarrja, me një histori konflikti mes dy fiseve, Bajri dhe Lici, që ka vazhduar për vite. Para disa ditësh, Arlind Bushati ishte kërcënuar me armë nga dy persona në një motoçikletë, afër banesës së tij.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: edmond sulavrasja ne Shkoder

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Shantazhonin 17 vjeçaren me foto, në pranga 3 persona

Shantazhonin 17 vjeçaren me foto, në pranga 3 persona

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English