Skip to content
Të Gjitha

GJKKO i ktheu pasuritë, SPAK kërkon sekuestrimin e pronave të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

· 1 min lexim

Struktura e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK), ka kërkuar sërish që të sekuestrohen pasuritë që janë në emër të ish-prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Kujtojmë se pasuritë dhe asetet e ish-kryeprokurorit ishin edhe më parë në sekuestro, por GJKKO

vendosi për heqjen sekuestros preventive ndaj pasurisë së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Ndërkohë prej vitit 2018, disa mijëra metra katror tokë, si dhe një apartament në pronësi të Llallës u vendosën në sekuestro preventive, pas akuzave të ngritura ndaj tij për pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.

SPAK ka kërkuar sërish që të vihen në sekuestro pronat:

Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Aktualisht Llalla po gjykohet vetëm për mosdeklarim të të ardhurave. Nëse shpallet fajtor, Llalla rrezikon nga dënimi me gjobë, deri në tre vite burg./GazetaReforma.com/