Skip to content
Bota

Gjermani/ Aksidenti tragjik i merr jetën shqiptarit dhe vajzës së tij 6 muajshe

· 1 min lexim

Ka qenë e pafat jeta e re e një shqiptari në Gjermani, ku si pasojë e një aksidenti fatal ku ka humbur kontrollin e mjetit, ai ka humbur jetën.

Por tragjedia ka qenë edhe më e madhe për këtë familje, pasi bashkë me shqiptarin ka humbur jetën nga i njëjti aksident edhe vajza e tij 6-muajshe që ndodhej me të në automjet.

Mësohet se i riu nga Lluka e Epërme e Deçanit, quhej Elvis Agim Muçaj, dhe ishte duke udhëtuar bashkë me vajzën e tij Luanën, në momentin që ndodhi aksidenti i rëndë.

Ai humbi kontrollin e mjetit dhe si pasojë e goditjeve, të dy mbetën të vdekur.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka shprehur ngushëllime familjes Muçaj dhe gjithë qytetarëve të Deçanit për këtë humbje.

“Tronditës lajmi i ndarjes nga jeta e të riut nga Lluka e Epërme, Elvis (Agim) Muçaj dhe vajzës së tij Luana 6-muajshe, në aksidentin që ndodhi mbrëmë në Gjermani. Ngushëllime më të sinqerta familjes Muçaj, bashkëfashtarëve dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit”,- shkruan Ramosaj.

/GazetaReforma.com/