Skip to content
Të Gjitha

Debati për Covid / Si gënjeu live PD për ndarjen nga jeta e të moshuarës nga Shijaku

· 2 min lexim

Drejtusi i sektorit të Shëndetësisë në PD, Gazmendt Koduzi mbrëmë në emisionion Open ka publikuar denoncimin e qytetarit nga Shijaku, të cilit i ka vd ek ur e ëma i cili aku zonte se nuk kanë marrë asnjë përgjigjie, ndërkohë që përfaqësuesi i opozitës ak uzoi se nuk është deklaruar. E vërteta është se kjo humbje jetë nga Covid është deklauar në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në datën 5 gusht, ku duket qartë që është raportuar për 82 vjeçaren nga Shijaku.

Debati

Gazmend Koduzi: Ma ka dhënë familjari, nuk është raportuar si viktimë e Covid-19.

Skënder Brataj: Jo pra, ta ka dhënë mjeku ty, po lëri ato…mos bëj kështu gabimesh.

Gazmend Koduzi: Ma ka dhënë familjari, është shoku im…

Skënder Brataj: Posi ngelët duke ndjekur njerëzit ju… Na lini ore të bëjmë punën. Nxirre autorizimin që ta ka dhënë familjari.

Gazmend Koduzi: E kam.

Skënder Brataj: Po nxirre këtu, pra nëse e ke.

Njoftimi i ministries:

“Edhe pas përpjekjeve të mëdha të ekipeve mjekësore, fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçar nga Durrësi, një 70 vjeçar nga Kruja, dhe një 82 vjeçare nga Shijaku. Nuk e kanë fituar betejën, një 63 vjeçar nga Kukësi, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 69 vjeçar nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve”, thuhet në komunikimin e ministrisë.