Skip to content
Bota

‘Forbes’: Kancelarja Angela Merkel, mbetet gruaja më e fuqishme në botë

· 2 min lexim

Ajo është padyshim një “grua e hekurt” dhe e plotfuqishme, prej shumë vitesh, pasi drejton një prej shteteve më të fuqishme të Europës dhe botës.

Por për këtë vit Kancelarja gjermane Angela Merkel, është zyrtarizuar duke u shpallur “gruaja më e fuqishme në botë” sipas “Forbes’.

Revista amerikane, që çdo vit e ka bëtë si zakon të rendisë sipas një votimi njerëzit më të fuqishëm dhe më të suksesshëm të botës, ka bërë të ditur emrat e grave më të fuqishme në botë për vitin 2020, ku kryesor Merkel.

Merkel pasohet ne liste nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde.

Përveç tyre, në pesë pozitat e para renditen edhe nën-presidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe filantropja amerikane, Melinda Gates.

“Lideret e listës së 100 grave më të pushtetshme në botë e revistës Forbes, luajnë rol tejet të rëndësishëm në të përcaktuarit e asaj se si do të duket bota pas pandemisë. Fuqia e tyre kalon përtej fushave ekonomike dhe politike, për të transformuar industrinë dhe për të zgjidhur çështjet më urgjente shoqërore. Fuqia e tyre për të na çuar përpara, nuk ka qenë kurrë më e nevojshme”,- është thënë në deklaratën e revistës që ka renditur emrat.

Nga pozita e pestë dhe në dhjetë, Forbes ka përmendur këta emra, Mary Barra, Nancy Pelosi Ana Patricia Bioton, Abigail Johnson dhe Gail Bourdreaux.

/GazetaReforma.com/