Skip to content
Të Gjitha

Fakte të reja për atentatin ndaj Anton Kelit, eci 40 metra i plagosur duke kërkuar ndihmë

· 1 min lexim

Informacione të reja kanë dalë mbi ekzekutimin e Anton Kelit në Rreshen pasditen e djeshme. Anton Keli jetonte jashtë shtetit me bashkëshorten dhe fëmijët dhe ishte kthyer ne Rrëshen për festat e fundvitit për të festuar me të ëmën.

Anton Keli është kushëri i parë me Tonin dhe Preng Gjinin, dy vëllezërit që kanë hasmëri të hapura me fisin Reçi në qytetin e Rrëshenit.Tonin Gjini mbeti i vdekur nga ky konflikt mesditën e 12 gushtit 2019 dhe dyshimet të lidhin me familjen Reçi

51-vjeçari u qëllua rreth orës 17:40 në afërsi të Katedrales së qytetit të Rrëshenit. Mësohet se ai eci 40 metra në këmbë për të kërkuar ndihmë në një biznes afër, Keli u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra duke humbur jetën.

51-vjeçarit i është bërë pritë nga autorët. Ai ka ndaluar makinën për t’u futur në një market, atëherë autorët kanë qëlluar në drejtim të tij. Brenda automjetit gjendeshin fëmijët dhe bashkëshortja e Antonit.

Dyshimet e parë të policisë në lidhje me ngjarjen janë ato të hasmërisë

/GazetaReforma.com/