Skip to content
Bota

Ekipi i Joe Biden për Shtëpinë e Bardhë/  Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Kerry rikthehet, ja posti që i është caktuar

· 2 min lexim

Nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën, të paktën jo deri në janar 2021, kur ai duhet të bëjë betimin përpara Kapitolit.

Megjithatë Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden, ka prezantuar sot emrat e anëtarëve kryesor të administratës qeverisëse të tij.

Ai ka prezantuar sot vetëm anëtarët e kabinetet të tij në politikën e jashtme dhe në sigurinë kombëtare.

Emri i parë që bie në sy në kabinetin e tij është John Kerry, i cili do të mbaj postin e të dërguarit special të Presidentit për çështjet e klimës. Kerry më parë njihet  si një nga mbështetësit kryesor të Marrëveshjes së Parisit mbi klimën.

Emri i dytë është ai i Alejandro Mayorkas, i cili është caktuar si sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare. Ai më parë ka mbajtur edhe postin e zv.sekretarit.

Avril Haines është caktuar në postin e Kreut të Inteligjencës Kombëtare. Më parë ajo ka qenë një ish-zyrtare e CIA-së dhe si zv.këshilltare e  sigurisë kombëtare.

Ndërkohë që si Sekretar Shteti është vendosur Antony Blinken, i cili më parë ka shërbyer si ndihmës këshilltar në Administratën e Obamës. Ndërsa Linda Thomas-Greenfield është zgjedhur si ambasadore në Kombet e Bashkuara.

Në lidhje me personat më sipër Biden është shprehur se ata kanë përvojë të mjatueshme dhe se arritjet e tyre në diplomaci nuk kanë të krahasuar.

“Këta individë janë me përvojën e nevojshme dhe janë testuar në sfida të mëparshme po aq sa janë dhe inovativë dhe krijues. Arritjet e tyre në diplomaci nuk kanë të krahasuar, por gjithashtu reflektojnë idenë se nuk mund të arrijmë të përballemi me sfidat e momentit me mendime të vjetruara dhe zakone të pandryshuara apo pa diversitet dhe perspektivë”,- shkruan Biden.

Në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Donald Trump, humbi ndaj kundërshtarit të tij Joe Biden. Trump nuk e ka pranuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve duke argumentuar se janë të manipuluara.

/GazetaReforma.com/