Skip to content
Aktualitet

Edi Rama zbardh takimin me zyrtaren e DASH: Mbështet plotësisht Ballkanin e Hapur

· 2 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.

Rama u shpreh se me Donfried kanë diskutuar për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen që Shtetet e Bashkuara sipas tij, i japin Ballkanit të Hapur.

Postimi i Ramës:

Kryeministria – Me Ndihmës/Sekretaren Amerikane të Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Karen Donfried.

Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur.

Konsideratat e Ndihmës/Sekretares për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajonin tonë ishin mbresëlënëse

Ndihmës sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried, ka realizuar një vizitë në Shqipëri, ndërkohë është takuar me kryeministrin Edi Rama, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pjesë e delegacionit amerikan ishte edhe zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në lidhje me takimin, kryeministri Rama ka shkruar në rrjetet sociale se konsideratat e ndihmës sekretares amerikane për rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit dhe në rajon ishin mbresëlënëse.

“Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur”, ka shkruar Rama.

Gjithashtu Donfried u takua në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Enkelejd Alibeaj.

Vizita e zyrtares amerikane Donfried në Shqipëri realizohet pas vizitave të saj në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.