VIDEO/ Do t’i shisnin në Malin e Zi. ‘Distanca’ vë në pranga dy të rinj nga Durrësi. U kapën me…

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk ka qenë e mbarë “tregtia” për dy të rinj durrsak që tentuan të shisnin në Malin e Zi dy mina me telekomandë.

Të dekonspiruar me gjasë nga porositësi ose ndonjë “mik” bashkëpunëtor, të rinjtë e “zellshëm” kanë shkuar drejte në duart e policisë që u kishte ngritur pritë.

Kjo e fundit ka deklaruar sot se operacioni policor i koduar “Distanca” është finalizuar me sukses, duke bërë të mundur kapjen e shitësve të eksplozivit.

“Operacioni i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet policore në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, goditën një tjetër tentativë të prodhimit dhe trafikimit të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Në pranga u vunë 2 shtetas që tentonin të trafikonin dyshohet drejt Malin e Zi, dy bomba me telekomandë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi proaktiv njëmujor, bënë të mundur parandalimin dhe goditjen e një tjetër rasti të tentativës për prodhim dhe trafikim të bombave me telekomandë për shpërthim në distancë.

Në kuadër të hetimit u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Distanca”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E. Ç., 33 vjeç dhe M. G., 30 vjeç, banues në Durrës (të dënuar me parë).

Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, në hyrje të qytetit të Lezhës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në çantën e shtetasit M. G. janë gjetur dy bomba me mekanizëm shpërthimi në distancë nëpërmjet aparatit telefonik celular, ku njëra ishte me lëndë të dyshuar plasëse e llojit tritol dhe tjetra me lëndë të dyshuar si plasëse e llojit dinamit, të cilat dyshohet se do t’i trafikonin në drejtim të Malit të Zi.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive” kryer në bashkëpunim”.

/GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento