“Disa liderë të BE kanë pikëpamje të shekullit të 19-të”, zyrtari i lartë i SHBA kritikon ashpër dështimin e negociatave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kritikave për moshapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, iu është bashkuar edhe Ndihmës Sekretari i Shtetit, Philip Reeker.

Ky i fundit ka shprehur zhgënjimin, por nuk ka përmendur emra.

Sipas tij, disa liderë në BE kanë pikëpamje të shekullit të 19-të, përsa i përket zgjerimit.

“SHBA janë të zhgënjyer nga vendimi i BE për mosçeljen e negociatave. Disa liderë të BE-së kanë pikëpamje të shekullit të 19-të”, ka thënë Reeker ndër të tjera.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur edhe më parë zhgënjimin, nëpërmjet një deklarate të DASH. Në reagimin zyrtar thuhej se BE nuk i njohur përpjekjet dhe reformat e të dy vendeve.

Më tej DASH shpreson që Këshilli Europian, do të arrijë një konsensus për hapjen e negociatave me këto dy vende, përpara Samitit BE-Ballkani Perëndimor, i parashikuar për t’u mbajtur verën e ardhshme.

Shpërndaje
Share.

Komento