Skip to content
Aktualitet

Debati Basha-Berisha, Rama: Dy të marrë!

· 2 min lexim

Pasditen e sotme pas debatit midis kreut të PD dhe ish-kryeministrit Berisha me tone të forta dhe akuza të mëdha ndaj njëri- tjetrit duke filluar që nga Kuvendi i 11 dhjetorit e deri te skena e stadiumit “Air Albania”, Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social ‘Facebook’ një thënie nga Samuel Beckett duke lënë të nënkuptohet nga thënia e Beckett që tregon zhvillet në opozitë, Rama e shpreh hapur se që të dy janë “të marrë” dhe nuk dinë se çfarë duan.

Kujtojmë se ditën e stome, ish-kryeministri Sali Berisha mbajti takim brenda selisë, nga ana tjetër kreu i PD-së Lulzim Basha pas përfundimit të takimit të ish-kryeministrit Berisha, zhvilloi një konferencë ku pati tona të ashpra ndaj Berishës, ndërsa e akuzoi se është bërë oksigjen i kryeministrit Rama.

Duket se kryeministri Rama, ka zgjedhur të japë mesazhe jo të drejtpërdrejta, duke cituar shkrimtarin e njohur që duket se në fokus ka zhvillimet brenda opozitës.

Statusi:

 

 

THËNIE E DITËS

Sipas meje aty brenda kanë qenë gjithnjë dy të marrë, njeri që nuk do asgjë më shumë se sa të rrijë aty ku është dhe tjetri që e gënjen mendja se jeta e tij, pak më tutje, do të bëhet njëçikë më pak e hidhur.

Samuel Beckett

Rama