Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Debate në Komisionin e Shëndetësisë, sherr për Ministren e Arsimit

13:33 01/11/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Komisionit të Shëndetësisë, ka patur përplasje mes deputetes së PD, Albana Vokshi dhe deputetit socialist, Ilirjan Pendavinji. Vokshi ka ngritur zërin sa i takon mospranisë së disa zyrtarëve të mazhorancës, të cilët duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve lidhur me helmimin e qytetarëve në Krujë.

“Rastet e helmimit në Krujë duhen diskutuar këtu. Edhe ministri i mbrojtjes duhet të ishte këtu. Edhe kryetari i Krujës këtu. Si të themi që nuk thërrasim dot kryebashkiakun e Krujës?”, deklaroi Vokshi.

Nga ana tjetër deputeti Pendavinji i është drejtuar me një ton ofendues Vokshit, duke i thënë se thjesht po bën rolin e zhurmuesit.

“Pse po bën zhurmuesin, më le të flas. S’po të ndërhyj, të themi gjërat që janë të vërteta. Ti thuash zv. Ministrit që s’je kompetent dhe i aftë për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe t’i thoni del jashtë, kjo nuk duhet të funksionojë. E mira është të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ta thërrasim ministren në një herë tjetër. Këtë seancë ta kalojmë”, tha Pendavinji.

Më tej Vokshi tha se për shkak të mospranisë së ministres Kushi ka vendosur zhvendosjen e  dëgjesës për ditën e mërkurë.

“Kemi qenë unë, ti dhe Klodi për të kërkuar që për të mos i marrë kohën ministreve, kërkuam ta bënim së bashku me komisionin e arsimit dëgjesën me dy ministret. Kam marrë zotin Gjekmarkaj në telefon dhe më ka thënë që mazhoranca nuk dëshironte të bënte këtë dëgjesë. Kështu që ne vendosëm që të bënim dëgjesën te ne, është kërkuar me dy ministret, ato të arsimit dhe shëndetësisë. Për aq kohë sa ministrja nuk paraqitet, unë në përgjegjësinë si kryetare e komisionit, e kam zhvendosur të njëjtën dëgjesë të mërkurën. Nëse ministrja vjen sot, atëhere dakord, nëse nuk bëhet dot, të vijë ministrja e Arsimit bashkë me stafin duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve”, tha Vokshi.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
BE gjeopolitike, vjen nga zgjidhja e mosmarrëveshjes Turqi-Greqi në Mesdheun Lindor

BE gjeopolitike, vjen nga zgjidhja e mosmarrëveshjes Turqi-Greqi në Mesdheun Lindor

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English