Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Covid apo infeksion respirator? Tritan Kalo tregon simptomat që ngatërrohen për të dyja

08:59 03/10/2021
Reading Time: 3 min lexim

Mjeku Tritan Kalo ka risjellë në vëmendje se tashmë kemi hyrë në stinën e infeksioneve respiratore dhe ka disa këshilla për qytetarët. Kalo shkruan se në shumicën e rasteve, këto infeksione kanë shenja si dhimbje fyti, temperature, dhimbje koke e muskujsh etj. që i bën të ngatërrueshëm me Covid-19.

Ai thotë se jo çdo infeksion që ka simptomat e mësipërme është i shkaktuar nga koronavirusi, teksa u bën apel qytetarëve të ndërgjegjësohen e të mos tregohen nënvlerësues.

Mesazhi i plotë i Kalos:

Kohë kovidiane….3.10.2021….Gradualisht kemi hyrë në Stinën e Infeksioneve Respiratore të shumta dhe të shpeshta, nga kataret e vijave të sipërme të frymëmarjes (faringite, laringite , trakeite) deri në prekjet e vijave të poshtëme të frymëmarjes (bronkite, bronkopneumoni e pneumoni)…..Tonsilat/ bajamet si “vija e parë” e përballjes me shkaktarët e këtyre infeksioneve, acarohen e infektohen edhe ato shumë shpesh….

Në shumicën e tyre këto infeksione janë të natyrës virale dhe shumë më pak të natyrës bakteriale, ÇKA nuk e justifikon aspak dhënien vënd e pa vënd të Antibakterialëve/Antibiotikëve në këta të sëmurë të çdo moshe qofshin ata….Shënjat klinike si: dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, dhimbje koke, dhimbje kyçesh e muskujsh, temperaturë, kollë e thatë më shpesh se ajo produktive, këputshmëria trupore, djersë, etj. vërehen në shumicën e tyre, çka shpesh ato konfondohen me infeksionin nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….

GRIPI stinor edhe ai është pas dere, ndaj KUJDES miq, kolegë, dashamirës e bashkëkombas të MOS PANIKOHEMI sepse jo çdo infeksion i vijave të sipërme dhe të poshtëme të frymëmarjes, në muajt në vijim është një infeksion i shkaktuar nga virusi i “flamës mbarëbotërore” Sars-Cov2/Covid-19….VETNDËRGJEGJËSIMI është kyçi në përballjen me infeksionet e mësipërme. Vera dhe dëshira për të përftuar nga gjithshka që ofron kjo stinë, bëri që vetëndërgjegjësimi ynë të nënvlerësohej, por Vjeshta duhet të na e rizgjoj e përshkallëzoj vetëndërgjgjësimin për mundësitë tona në lidhje me parandalimin ose uljen e rrezikut të infektimit prej virozave stinore……

MASAT e kurdokohëshme në parandalimin ose uljen e shpeshtësisë së këtyre infeksioneve MHD (Maskë e përdorur në mjedise të mbyllura e të mbipopulluara; Higjenë sa më e mirë personale e të mjediseve publike; Distancim fizik kur dhe kurdo që është e mundëshme)….VAKSINIMI luan edhe ai një rol të rëndësishëm si në përballjen me infeksionin nga Sars-Cov2/Covid-19 po ashtu edhe ndaj Gripit stinor, sidomos në grupet e riskut: ekstremet e moshave, në diabetikët, në të sëmurët me sëmundje kronike kardiake, renale, hepatike, shtatzënat, etj….

MOS HEZITONI të vaksinoheni ndaj dhe mos u bëni pre e mëndjeçoroditurve…..JETA e çdo shqiptari është e paçmimtë për vetë atë, për familjen, për shoqërinë tonë dhe të gjithë Shqiptarinë….Të gjitha këto masa të konbinuara të respektuara së bashku, do t’a bëjnë të mundshme që edhe KOHËSHTRIRJA e pandemisë së Sars—Cov2/Covid-19, të mos i tejkaloj ato të pandemive të ngjashme me të, dhe që BALLAKUMET e Elbasanit të ditës së Verës, të mundet t’i shijojmë me pandeminë e strehuar në “strehëzën e rasteve sporadike”, sikundër edhe ka ndodhur deri më tash me viruset e pandemive të tjera…. Together forever!!!

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: covidinfeksionet respiratoretritan kalo

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Tragjike në Malin e Zi/ Bashkëshorti vret 19-vjeçaren shqiptare dhe plagos të atin e saj

Tragjike në Malin e Zi/ Bashkëshorti vret 19-vjeçaren shqiptare dhe plagos të atin e saj

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English