Skip to content
Të Gjitha

Covid-19 mbyll dy pavijonet kryesore të Spitalit të Beratit

· 1 min lexim

Covid mbyll spitalin e Beratit. Katër persona mësohet se janë infektuar, duke sjellë edhe mbylljen e përkohshme të dy reparteve. Bëhet fjalë për Repartin e Kirurgjisë dhe atë të Urgjencës.

Të infektuarit janë dy mjekë të Repartit të Kirurgjisë dhe 2 infermiere në Repartin e Urgjencës në këtë spital.

Ndërkohë, Inspektoriati i Higjenës ka kryer dezinfektimin dhe mbylljen e përkohshme të dy reparteve, urgjencës dhe kirurgjisë.

Po ashtu,  raste me Covid-19 janë konstatuar në bashkinë dhe prokurorinë e Beratit.

Ditën e sotme në qytetin e Beratit u raportua për 47 raste të reja me koronavirus. COVID-19 ka prekur dhe 2 punonjës të Bashkisë si dhe një polic në burgun e këtij qyteti.

Edhe një punonjës i administratës së Prokurorisë së rrethit Berat rezultoi i infektuar me koronavirus.

/GazetaReforma.com/