Skip to content
Të Gjitha

“Çmendet’ 48-vjeçari, dhunon kunatën

· 1 min lexim

Një 48-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit , pasi akuzohet për dhunë në familje. Sipas bluve në pranga ka rënë B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky i fundit është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

“Arrestohet në flagrancë një 48-vjeçar, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin B. R., 48 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj kunatës së tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Dhuna në familje është shtuar shumë kohët e fundit, ku ka pasur disa raste në të gjithë Shqipërinë.