Skip to content
Të Gjitha

Champions League/ Uzuni nuk arrin të ndalojë Ronaldon, Juventus dhe Barcelona sigurojnë kualifikimin në grup

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme janë përmbyllur edhe ndeshjet e para të javës së katërt të grupeve në Champions League.

Tashmë kompeticioni ka filluar që të marrë formë tjetër, në fazës e sfidave me eliminim direkt.

Barcelona dhe Juve i bashkohen Chelsea-s dhe Sevilla-s duke u bërë skuadra e 3-të dhe 4-t që sigurojnë kalimin e grupit. Katalanasit fituan 0-3 ndaj Dinamo Kievit duke kryesuar kështu grupin.

U duk se në Torino do ishte mbrëmja historike e ;egjionarit të kombëtares, Myrton Uzunit, por Juventus i prishi planet sulmuesit shqiptar. Beratasi shënoi golin e parë falë një kundërsulmi, teksa Ronaldo barazoi shpejt. Në fund Morata i dha fitoren ‘zonjës së vjetër’.

Fitore dhe për favoritet, Lazio, Dortmund, Manchester United dhe PSG që konsolidojnë pozitat në grupet e tyre dhe me të gjitha gjasat në ndeshjet e ardhshme sigurojnë kualifikimet./GazetaReforma.com/